PARQET E LOJRAVE MË TË FAMSHME NË BOTË

PARQET E LOJRAVE MË TË FAMSHME NË BOTË

PARQET E LOJRAVE MË TË FAMSHME NË BOTË
1.Mbretëria magjike nga Walt Disney Florida
Mbretëria Magjike është një nga parqet më fantastike të argëtimit. Me një vendndodhje  në Walt Disney  Resort në  Florida, pranë Orlando, është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve. Mbretëria magjike u hap për herë të parë në vitin 1971. Ky park u dizenjua duke pasur në fokus përrallat dhe personazhet e Disney.
Parku përfaqësohet nga Kështjella e Hirushes, e frymëzuar nga kështjellat përrallore të filmave vizatimorë. Në vitin 2016, parku priti 20.395 milionë vizitorë, duke e bërë parkun më të vizituar në botë për të njëmbëdhjetën vit radhazi.
2.Disneyland Park Kalifoni
Ky park konsiderohet si parku i vetëm i projektuar dhe ndërtuar nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Walt Disney. Zonat me të preferuara të këtij parku janë Adventureland, Frontierland, Fantasyland dhe Tomorowland.
3.Disneyland Paris
Disneyland Paris është parku më i vizituar duke tërhequr miliona vizitorë vjetorë. Këtu është sjellë në jetë bota me tregime e Disney, me kështjella përrallore, piratë dhe karaktere filmash. Disneyland Paris ka kështjellën më të bukur të çdo parku Disney.
4.Disney Land, Tokio
Parku i lojërave të Disneyland në Tokio Resort Disney vlerësohet gjithashtu si një nga parqet e lojrave më të mëdha dhe të frekuentuara. Ishte parku i parë Disney që u ndërtua jashtë Shteteve të Bashkuara dhe u hap në vitin 1983.
Parku ka shtatë fusha me temë: Pazari i Botës; katër tokat tradicionale Disney: Adventureland, Westernland, Fantasyland dhe Tomorrowland; dhe dy mini-toka: Country Critter dhe Toontown Mickey’s. Shumë prej këtyre zonave pasqyrojnë ato në Disneylandin origjinal, pasi ato bazohen në filmat dhe fantazitë amerikane të Disney. Parku është i njohur për hapësirat e gjera të hapura, për të akomoduar turmat e mëdha që vizitojnë parkun.
5.Universal Studios në Japoni
Universal Studios në Japoni është një nga parqet e para dhe më të mëdha në Azi. Ajo ka arritur të krijojë pozicionin e saj si një pikë referimi e spikatur argëtuese duke tërhequr shumë vizitorë nga zona të largëta në Japoni dhe jashtë saj. Parku u hap më 31 mars 2001. Që atëherë, Universal Studios në Japoni ka pasur rreth 8 milionë vizitorë çdo vit.
6.Universal Orlando
 Është një park amerikan dhe kompleks turistik argëtimi me qendër në Orlando, Florida. Ky park tërësisht në pronësi të NBC Universal përbëhet nga dy parqe tematike (Universal Studios në Florida dhe Ishulli I aventurave), një park ujor (Volcano Bay), një kompleks argëtimi natën (Universal Citywalk Orlando) dhe pesë Hotele.
7.Lotte World
Përbëhet nga dy parqe tematike dhe konsiderohet si parku më i madh për zbavitje në botë. Ashtu si me parqet e  Universal dhe Disney, Lotte World është në pronësi nga Lotte Co, Ltd., një kompani e themeluar në Japoni dhe aktualisht e bazuar në të dy vendet dhe Korenë e Jugut. Përveç Lotte World, perandoria Lotte përfshin kompanitë e karameleve, restorantet e ushqimit të shpejtë, kinematë, qendrat tregtare, dyqane.
Gjithashtu, si shumica e parqeve Disney dhe Universal, Lotte World është e rrethuar nga një kompleks i madh argëtimi dhe pazaresh, që përmban një park ujor, një akuarium dhe shumë biznese të tjera të Lotte-it, si  dyqane luksoze, hotele dhe një ndalesë dedikuar metrosë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.