5 SEKRETE SI TË DUKENI GJITHMONË KLAS

5 SEKRETE SI TË DUKENI GJITHMONË KLAS

 

5 SEKRETE SI TË DUKENI GJITHMONË KLAS

Disa femra duken si vajza 1 milion dollarëshe edhe pse veshja e tyre është fare e thjeshtë dhe minimaliste. Çfarë I bën ato të duken stil, dhe klas në të njëjtën kohë. Ja disa këshilla të vlefshme dhe shumë të thjeshta që duhet të keni parasysh kur visheni, në mënyrë që veshja juaj të duket perfekte, elegante dhe klas.

  • Blini gjithmonë veshje që kanë një qepje të cilësore, material I mirë dhe ju rrinë mirë pas trupit. Shmangni çdo veshje oversize apo shumë të ngushta pasi ato nuk iu tregojnë as klas dhe as luks. Përkundrazi fshehin ose deformojnë format tuaja trupore. Zgjidhni materiale miqësore me lëkurën dhe që rrinë mirë pa shumë mundime.

 

  • Aksesorët luajnë një rol të pazëvendësueshëm në veshjet tona. Investimi në një çantë të bukur dhe bizhuteri të thjeshta ia vlen për të bërë një ndryshim në pamjen tuaj të përditshme. Çanta që nuk marrin shumë hapësirë dhe bizhuteri që duken si një milion dollar duhet të jenë miqtë tuaj më të mirë. Mendoni stilin tuaj të përditshëm. Nëse keni një stil sportiv dhe të thjeshtë ju përsëri mund të dukeni klas duke I shtuar pamjes suaj një çantë të vogël portofol.

 

  • Shtojini një rrip unik dhe modern veshjes suaj. Kjo do ju japë një pamje shik, elegante dhe glamur. Ky aksesor mund të bëjë diferencën dhe ti jap një version të ri veshjes suaj.

 

  • Një këmishë e shoqëruar me pantallona do të krijojë direkt një impakt të bukur dhe luksoz. Këmishat ju tregojnë gjithmonë klas pavarsisht stilit tuaj në të veshur. Ju mund të shoqëroni një këmishë me pantallona xhinse dhe ta kombinoni këtë veshje me atlete. Në të gjitha versionet ju do të dukeni stil me një pamje moderne.

 

  • Shmangni trendet e momentit.

Trendet e modës do të largohen shumë shpejt dhe nuk do të kenë impakt. Nëse vërtet dëshironi ta bëni veshjen tuaj të shtrejntë fokusohuni në blerjen e veshjeve klasike që nuk dalin kurrë nga moda dhe mund të kombinohen lehtësisht. Vishuni me ngjyra neutrale dhe shmangni ngjyrat shumë të forta apo neon. Ngjyrat pastel krijojnë imazhin e një veshje klasike. Kjo do e bëjë veshjen të duket glamur dhe elegante. Shtojini veshjes aksesorë ngjyrë ari. Këta aksesorë do të zhndërojnë veshjet tuaja nga të thjeshta në klas dhe luksoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.