10 Qëndrat tregtare më të famshme në botë

10 Qëndrat tregtare më të famshme në botë

10 ndrat tregtare më të famshme në botë

 

  1. “Melbourne’s GPO”, Melburn, Australi
    Kjo ndërtesë e ndërtuar sipas stilit neoklasik ka shërbyer si zyrë poste për më shumë se 100 vjet. Pasi një zjarr shkatërroi hapësirën përreth në vitin 2001, “GPO” u rihap si një qendër tregtare, me dyqane të stilistëve vendas, si “Wayne Cooper”, “Zimmermann” dhe “Leona Edmiston”.
  2. “Tokyo Midtown”, Tokio, Japoni
    Një përzierje e pabesueshme stili, arti, mode, ushqimi, argëtimi dhe biznesi në këtë qendër tregtare me gjashtë kate, e cila përfshin çdo dyqan të mundshëm, nga “Chloe” e deri tek “Harry Winston”. Restorantet variojnë nga ushqimi tradicional kinez e deri tek ato franceze.
  3. “The Galleria”, Hjuston, Teksas
    Me më shumë se 24 milionë vizitorë në vit, “Galeria” është një prej vendeve që tërheq më shumë vizitorë. Sidoqoftë, ndërthurja e dyqaneve me çmime të larta me ato të lira, nga “Valentino” deri tek “Tory Burch” tërheq mjaft dhe banorët lokalë. Aty gjenden rreth 375 dyqane, dy hotele dhe restorante.
  4. “Wafi”, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
    Kjo qendër tregtare me tipare egjiptiane, njihet për dekorin pompoz, si dhe për numrin dhe llojin e madh të dyqaneve dhe restoranteve. Dyqanet e modës arabe si “Eve N Black” qëndrojnë përkrah dyqaneve me stil evropian si “Missioni” dhe “Channel”. Aty gjenden dhe 30 restorante, nga ato kinezë e deri tek ushqimi spanjoll.
  5. “Via Bellagio”, Las Vegas, Nevada
    Nëse Las Vegasi mund të quhet një qendër e madhe tregtare, atëherë “Bellagio” është qendra e mallrave luksoze. Nga “Prada”, “Hermes” e deri tek “Fred Leighton”, asnjë prej emrave të njohur të modës nuk mungon. Për të mos zhgënjyer asnjëherë turistët, qendra i mban mallrat në të gjitha masat dhe ngjyrat.
  6. “Villagio Mall”, Doha, Katar
    Nën një tavan të pikturar si qiell, kjo qendër tregtare prej mermeri të bardhë i ngjan një skene të marrë në ndonjë film, apo ndonjë parku të “Disney World”. Sidoqoftë, në vend të personazheve vizatimorë, aty gjenden mbi 200 dyqane, duke përfshirë këtu “Dolce & Gabanna”, “Banana Republic” dhe “Ralph Lauren”.
  7. “Roppongi Hills”, Tokio, Japoni
    Së bashku me muzeun e artit të sapo-restauruar “Mori Art Museum”, ky kompleks është shtëpia e butikëve të modës së lartë si “Ann Sui”, “Christian Lacroix” dhe “Escada”. Qendra ka gjithashtu një sërë restorantesh mbresëlënëse si “L’Atelier”. Aty gjenden gjithashtu sallone, palestra, kopshte fëmijësh dhe llixha.
  8. “The Shops at Columbus Circle”, Nju Jork
    E vendosur në “Time Warner Center” kjo qendër tregtare mund të jetë e vogël, në krahasim me disa të tjera, por është një përzierje dyqanesh me çmime të shtrenjta dhe të tjerë me çmime të lira, dyqane me përmasa të mëdha e shërbime të tjera. Vlen për t’u përmenduar restoranti “Masa”, i njohur për sushi.
  9. “The Dubai Mall”, Emiratet e Bashkuara Arabe
    Kjo qendër tregtare nuk është hapur akoma, por ka tërhequr vëmendjen më shumë se gjithë qendrat tregtare në Dubai. Qendra, e cila do të hapet në shtator, jo vetëm do të ketë një park gjigand lojërash dhe akuarium, por aty gjithashtu do të hapet galeria e parë “Lafayette” në Lindjen e Mesme.
  10. “Ngee Ann City”,Singapor
    Së bashku me “Takashimya”, një linjë japoneze dyqanesh që ka rroba stilistësh me tendenca urbane si “Yeohlee”, qendra tregtare ofron për klientët dhe “Christian Dior”, “Chopard”, “Van Cleef”, “Arpels” etj. Aty ka gjithashtu dhe 30 dyqane kozmetike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.