Top 10 kompanitë E-commerce më të mira në botë

Top 10 kompanitë E-commerce më të mira në botë

1. Amazon.com

Amazon është një website që operon në disa shtete në mënyrë të pavarur. Amazon.com renditet e para përsa i përket të ardhurave vjetore, në krahasim me konkurrentët e tjerë.

2. Ebay.com

Ebay është konceptuar në një mënyrë krejt të veçantë. Është një website ku jo vetëm mund të blesh produkte të çdo kategorie, por edhe mund të shesësh sendet e tua vetjake. Nëse nuk e keni gjetur ne ebay atë që po kërkoni, atëherë shanset janë të pakta ta gjeni diku tjetër.

3. Walmart

Po, Walmart ka një dyqan online. Me rreth 1 milionë artikuj ajo i ofron të gjitha produktet që ka në supermarketet fizike. Kështu që nuk keni më nevojë të dilni nga shtëpia për të bërë blerjet tuaja!

4. Alibaba.com

Alibaba është një nga sitet më popullor të shitjeve online. Ai ofron një numër të madh dhe të shumëllojshëm artikujsh.

Artikulli u publikua në faqen 42 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu

5. Target.com

Target fillimisht u hap si një portal që do të shërbente vetëm për tregun amerikan, por tashmë ai funksionon në të gjithë botën. Një numër i madh klientësh janë besnik ndaj Target.com, saqë nuk pranojnë të blejnë në asnjë vend tjetër.

6. Bestbuy.com

Ashtu siç ka edhe emrin, ky site është me të vërtetë i dobishëm. BestBuy ju ofron çmimet më të lira që mund të gjeni online. Nëse po kërkoni të bëni një blerje të zgjuar, atëherë bestbuy.com është zgjedhja e duhur.

7. Flipkart.com

Flipkart është një website indian i cili po njeh një rritje graduale në të gjithë botën. Flipkart.com ka mundur konkurrencën e faqeve të tjera e-commerce në tregun aziatik dhe tani konsiderohet si një Amazon e dytë edhe për shkak se themeluesit e saj kanë qenë dy ish-punonjës të amazon.com.

8. Shop.com

Siç shihet edhe nga emri, e vetmja gjë që mund të bësh në këtë faqe është të blesh. Veçantia e shop.comqëndron te fakti që mund të bleni produkte për vetëm $1. Gjithçka që ju duhet të bëni është të vendosni ofertën tuaj dhe nëse asnjë blerës tjetër nuk e kapërcen atë, atëherë produkti bëhet juaji për vetëm $1.

9. Groupon.com

Është një website fantastik ofertash dhe uljesh. Filozofia e GROUPON është të ofrojë produkte dhe shërbime me të paktën -50% zbritje. Ka rreth 35 milionë persona të regjistruar dhe që një ofertë të bëhët e vlefshme duhet të arrijë një numër të madh kërkesash për atë shërbim/produkt.

10. Ikea.com

Nëse jeni duke kërkuar të kompletoni shtëpinë tuaj, Ikea.com është zgjedhja e duhur. Ikea ofron një gamë të gjerë të produkteve shtëpiake, duke filluar nga enët e kuzhinës e deri te mobiljet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.