Si do të jenë xhinset për vitin 2018?

Si do të jenë xhinset për vitin 2018?

Edhe përgjatë vitit 2018-të xhinset do të jenë në modë, por vetëm 7 modele prej tyre do të jenë më të dashurat. Trendet e sezonit të ardhshëm shfaqin dukshëm detaje të feminitetit. Mos u habitni, sepse ato janë modele jo vetëm për ata që e duan xhinsin, por edhe për ata që deri tani nuk i kanë pasur fort përzemër.

Bluja do të jetë IN, por mos harroni që edhe e bardha apo me grimca kristalesh do të jenë po kaq tendencë. Xhinsi ndryshe nga shumë pateriale të tjera është jo vetëm sport, por edhe chic, sepse në çfarëdo modeli që vijnë në pasarela ato trasmetojnë personalitetin tonë.

 

Ndaj, mos pyesni shumë për markat, sepse thuajse të gjitha do të ofrojnë qoftë edhe një prej shtatë modeleve që në sugjerojmë. Xhepat do të jenë standartë, plot pesë, me përmasa dhe forma nga klasikja deri tek ato të vogla dhe që janë thjesht uniforme, pa asnjë lloj funksioni, por thjesht estetike.  Ja disa prej sugjerimeve

Të gjera, shumë të gjera,me dy fistonë të theksuar anash
Tub me prerje formë kurore në fund, për një pamje feminiIe
Fund i zgjeruar me pala për një look tejet romantik
Të ngushta me profil të grirë për një hap elegant edhe me fije anash
Model treçerek, dekoruar me fjono në pjesën anësore
Frymëzuar nga epoka hipi, me hapje anësore
Dekoruar me kristale të ndritshme dhe perla

Leave a Reply

Your email address will not be published.