10 ngjyrat e modës për Pranverën- Verë 2018

10 ngjyrat e modës për Pranverën- Verë 2018

10 ngjyrat e modës për Pranverë- Verë 2018.

Trendet do të marrin dy drejtime të kundërta: në njërën anë ato shkojnë  drejt një palete të fuqishme dhe të gjallë, nga ana tjetër, ndaj ngjyrave pastel në rroba të lehta. Të gjitha nuancat që shkojnë nga livando në ngjyrë rozë do të jenë në trend dhe do të jenë në qendër të stilistëve në koleksionet e tyre të fundit.

Ngjyra lavender këtë verë rikthehet fuqishëm duke u kthyer në një trend që do të dominoje gjatë gjithë sezonit të verës. Romantike por elegante, ju mund të vishni atë me një kostum mashkullor ose një veshje të lehtë .

Ngjyra vjollcë do të jetë kryefjala e koleksioneve pranverë- verë 2018. Një ngjyrë që intrigon me natyrën e saj hibride dhe  misterioze.

Nuancat rozë: Këto nuanca do të dominojnë pranverën e vitit. Stiliste si  Marchesa ose Prabal Gurung e kombinojnë atë me pëlhura të lehta.

Blu e qiellit: një ngjyrë e freskët që ngjall një qiell të qetë. Kjo ngjyrë do të  jetë trendi më  I ri I stilistëve si: Carolina Herrera, John Galliano, Ralph & Russo.

E gjelbra  është kthyer edhe për verën 2018, këtë herë me një nuancë delikate dhe të freskët.

E gjelbra ushtarake  : tani konsiderohet si një ngjyrë neutrale, ashtu si ngjyra bezhë, e cila I jep veshjes suaj linja elegante ose sportive në varësi të kombinimeve të ndryshme.

Ngjyra e bardhe:  nuancat në krem të ngjyrës së bardhe I gjejmë  përsëri në koleksionet e kësaj pranvere. Në këtë sezon këto nuanca shfaqen të plota dhe më të ngrohta.

Ngjyra Kafe me nuanca çokollate  është kthyer në pistë. Kjo ngjyre edhe pse jo tipike për pranverën këtë sezon ajo bërbën një trend. Ngjyra kafe I ka zene vendin të zezës, intensive dhe e parezistueshme, njësoj si çokollata.

E Verdha:. Një ton që përcjell energji dhe do I jap gjallëri veshjes suaj.  Dhe rikthimi i verdhë për 2018 është i lidhur ngushtë me ngjyrë vjollcë, ngjyrën e saj plotësuese.

E Kuqja:  Edhe këtë sezon e kuqja vazhdon të jetë trend. Një ngjyrë  totalisht e guximshme, dhe joshëse nuk mund të mos mungonte në pranverën e 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.