Trendet e fundit të syzeve të diellit

 Trendet e fundit të syzeve të diellit

 Trendet e fundit të syzeve të diellit

Syzet janë aksesori më i rëndësishëm i verës. Jo vetëm përmirësojnë komfortin viziv, por janë dhe një aksesor mode . Ky sezoni vjen me trendet dhe tendenca të reja syzesh. Ne kemi zgjedhur stilet  më të preferuara të syzeve të  diellit  për vitin 2018. Zgjidh dhe kombino këto trende për të kompletuar stilin tuaj unik të veshjeve.

  1. Lente të ngjyrosura

Një nga trendet kryesore të këtij viti janë padyshim syzet me lente të ngjyrosura, kryesisht në ngjyrat pastel si  roza portokallia, bluja  e  ndritshme.  Këto tendenca përshtaten më mirë se çdo stil veshjesh. Për këtë arsye ato preferohen nga  pjesa më e madhe e njerëzve. Skeleti i hollë  metal i përshtatet më mirë këtij stili. Ky trend syzesh përbën një aksesor të rëndësishmën të cilin mund ta vishini në përditshmërinë tuaj.

  1. Syze të mëdha retro

Syze të mëdha vazhdojë të jënë një trend dhe këtë vit. Përgjatë këtij sezoni syzet me lente të mëdha vijnë më një dizajn  unik duke marrë forma të stilit retro. Këto syze I japin lookut tuaj klasin dhe elegancën dhe mund të kombinohen lehtësisht.

  1. Syzet stil Cat-eye

Trendi I fundit I syzeve të diellit janë stili Cat-eye. Ky stil vjen këtë sezon më një dizajn  më elegant dhe me linja klasike. Syzet Cat- eye janë të thjeshta për ti kombinuar. Ju do të dukeni bukur dhe nëse i kombinoni me një veshje casual. Ky trend syzesh mund të kthehen në akesorin tuaj të preferuar.

  1. Syze të vogla stili i viteve 90

Krahas syzeve të mëdha dhe retro, në këtë sezon do të kemi një rikthim të syzeve të vogla. Me një dizajn të viteve 90’, ato  i japin pamjes tuaj një stil unik dhe modern. Ky është dhe trendi më i  fundit i syzeve i cili po ndiqet nga ikonat e modës si Rihana, Gigi, Kendall etj. Këto syze mund të kombinohen  me cdo lloj veshje dhe stili. Nga veshjet më casual deri të veshjet ekstravagante. Ky aksesor I jep lookut klas dhe feminilitet. Mund të themi se kemi një rikthim të fuqishëm të tendencave të modës së viteve 1990.

5.Syzet katrore

Këtë sezon syzet katrore  pritet të jenë një ndër tendencat më të preferuara. Syzet me skelet në formë katrore theksojnë formën e fytyrës tuaj duke ju dhënë një pamje më të definuar. Skeleti në formë katrore i përshtatet më tepër fytyrave ovale dhe rrumbullake. Nëse keni një formë të tillë të fytyrës, këto syze janë zgjedhja e duhur.

  1. Syze rrumbullake të stilit vintage

Pavarsisht tendencave  të syzeve katrore, syzet me forma ovale të stilit vintage vazhdojnë të jenë pjesë e trendeve për vitin 2018. Këto syze do iu japin veshjes suaj një stil rock dhe një look modern. Zgjedhja e duhur për një fytyrë të vogël ovale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.