8 TRENDET E FUNDIT TË ORËVE !

8 TRENDET E FUNDIT TË ORËVE !

8 TRENDET E FUNDIT TË ORËVE

 

  1. Minimalizmi

Këtë vit trendet  e orëve do të orientohen drejt një stili më të thjesht por I udhëhequr nga finesa dhe detajet e vogla. Ndryshe nga viti 2017, ku mbizotëroi linja e orave të mëdha tendenca për këtë vit shkon në drejtim të kundërt. Ora më të vogla do të jenë një më të pranishme këtë vit.

  1. Më shumë Diversitet

Për këtë sezon orët do të jenë më të kombinueshme me veshje të stileve të ndryshme për të siguruar koherencë, si dhe pak më shumë larmi. Krahas dizenjove të thjeshta linjat e reja  orëve do të sjellin më shume diversitet. Prodhuesit më prestigjozë të do të sjellin koleksione të reja me orët më të mëdha dhe klasike  duke dalë nga dizanjot e kufizuara  të një ore të përshtatshme për të gjitha rastet.

  1. Tendenca Funky

Ndërkohë që estetika e përgjithshme e vitit 2018  vazhdon të karakterizohet nga dizenjime të thjeshta, një prirje emergjente e kontrastit shkon paralelisht. Avangarda  dhe zgjidhjet novatore të dizajnit nga markat më të famshme, po gjejnë rrugën e tyre drejt këtij stili. Shenjat e para të këtij zhvillimi emocionues ishin tashmë të dukshme vitin e kaluar, por këtë vita ato rikthehen fuqishëm.

  1. Modelet e sheshta

Nëse jeni betuar kohët e fundit kundër orëve të vështira dhe të zymta, mos kini frikë! Dizajnet e shndritshme, të sheshta po kthehen përsëri. Një mekanizëm i fuqishëm dhe i saktë,  në hapësirën më të vogël të mundshme, ishte një premisë e fundit për avancimin teknik të orëve mekanike, dhe si i tillë tani po bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme. Sidomos orët klasike të biznesit do të jenë më të orientuara drejt këtij trendi.

5.Titani

Pas viteve të karakterizuara nga një bollëk i materialeve të teknologjisë së lartë, një nivel i qetësisë është kthyer për disa kohë në laboratorët  të industrisë së orëve. Këtë sezon vihet re  një vlerësim më i madh i materialeve që konsiderohen klasike. Përveç orëve prej çeliku, viti 2018 rikthen orët prej materialit titan duke ofruar karakteristika të ngjashme, sidomos rezistencë dhe  qëndrueshmëri . Gjithashtu, ngjyra, e cila është dukshëm më e errët se çeliku, është në trend për vitin 2017.

6.Bronzi

Një tjetër trend që vazhdon dhe këtë vit është përdorimi I bronzit në pjesën më të madhe të linjave të orëve. Edhe nëse bronzI nuk do të jetë çeliku i ri, kjo është një zgjedhje potencialisht ideale për ata që kërkojnë diçka të veçantë për orën e tretë apo të katërt. Suksesi i bronzit si një material i ngrohtë shkon krah për krah me popullaritetin e dizenjove të cilësisë së mirë dhe estetikës.

7.Ngjyra e zezë

Ngjyra e zezë do të dominojë linjat e reja të orëve dhe këtë sezon. Veçanërisht popullore për vitin 2018 do të jetë  kombinimi i orëve të zeza me detaje të kuqe, që krijon një kontrast të gjallë me ngjyra dhe i jep lookut tuaj një stil më sportiv.

8.Kronografet

E njëjta gjë që zbatohet për ngjyrën e zezë ka të bëjë edhe me funksionin e kronografit. Kronografet  kurrë nuk do të jenë jashtë modës.  Në tregjet e cilësisë së mirë ose në koleksione të reja, kërkesa për kronografi po shkon në rritje . Pavarësisht kostos së lartë zhvillimore, ne kalibrat e rinj kronografë  do të përmisojnë dukshëm teknologjinë e orëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.