Golashënuesit e Botërorëve

Golashënuesit e Botërorëve

Rusia do të jetë mikpritëse e botërorit të 21-të të futbollit, ndërsa në botërorët e mëparshëm janë shënuar më shumë se 2.300 gola. Më shum se 1.200 futbollist janë regjistruar në listën e golashënuesve. Golin e parë në kampionatet botërore e ka shënuar francezi Lucien Laurent në botërorin e 1930. Franca në këtë ndeshje me 4:1 e kishte mundur Meksikon.

Rekordin e golave të shënuar e mban gjermani Miroslav Klose. Gjermani që ka luajtur në 4 botëror ka shënuar 16 gola në 24 ndeshje me një mesatare prej 0.67 gola për ndeshje.

“Mbreti i futbollit” Pele, që ka luajtur po ashtu në 4 botëror dhe ka fituar 3 tituj kampion bote e mban pozitën e 5 në renditjen e golashënuesve. Ronaldo ka shënuar 12 gola. Nga futbollistët që do të luajnë në Rusia 2018, gjermani Thomas Muller, ka të shënuar 10 gola.

Golashënuesit më të mirë në botëror:

16 – Miroslav Klose (Gjermani)

15 – Ronaldo (Brazil)

14 – Gerd Mueller (Gjermani)

13 – Just Fontaine (Francë)

12 – Pele (Brazil)

11 – Juergen Klinsmann (Gjermani), Sandor Kocsis (Hungari)

Leave a Reply

Your email address will not be published.