Zbuloni modelet e çantave Pranverë-Verë 2018

Zbuloni modelet e çantave Pranverë-Verë 2018

Nëse po mendoni të investoni në garderobë, drejtojini sytë nga çantat. Mund të visheni shumë thjeshtë, por me një çantë të vlefshme në krah do t’i jepni një tjetër kuptim paraqitjes tuaj. Çdo lloj kombinimi, niset fillimisht nga aksesorët.

Kjo verë do t’ju gjejë ndryshe nga më parë, pasi çantat vijnë plot risi në ngjyra e dizenjo. Nuk do t’ju duhet më të jeni pre e klasikes, pasi tendencat e fundit kanë dëshmuar se ky aksesor i vetëm mund të bëjë fare mirë ndryshimin. Ndoshta nuk e kishit menduar më parë në këtë mënyrë, por ja që moda na flet krejt ndryshe këtë sezon të ardhshëm.

Çanta klasike

Vitet mund të kalojnë, por çantat klasike nuk dalin kurrë nga moda. Nëse punoni në një zyrë apo në një institucion, atëherë kjo është zgjidhja perfekte për ju. Ne ju sugjerojmë markën “Furla Metropolis” Statchel , një çantë me material 100 % lëkurë dhe ngjyrë e zezë, është gjithmonë e përshtatshme për t’u përdorur në dimër dhe në verë.

Canta të mëdha

Çantat e mëdha janë një trend tjetër më i fundit këtë sezon. Kjo është një çantë ideale, mungesa e një rripi e bën të papërshtatshme, ndaj duket argëtuese dhe elegante.

Cantat me rrip zinxhir

Çantat me rrip zinxhiri janë tendencat më të fundit në botën e modës, kjo sepse ju mund t’i përdorni ato në përditshmërinë tuaj dhe gjatë një mbrëmjeje. Çanta Guess është perfekte në të dyja rastet, një kombinim i bukur i ngjyrës së bardhë dhe të zezë, që do t’ju bëjnë të dukeni gjithmonë “chic”

Çantat kuti

Kompakte dhe për një pamje retro këto çanta janë vërtetë të papërmbajtshëm,e nuk na lodhen kurrë, vit pas viti. Modelet më të bukura të sezonit të ri do i shihni kudo nëpër vitrinat e dyqaneve,të ndriçuara nga ngjyrat e forta e deri tek zbukurimet me detaje kopsash e aksesorë metalik ,zgjedhjen e keni ju në dorë.

Çantat e dorës

Ndër modelet më të mira ndonjëherë falë dhe prekjes femërore dhe të ndjeshme që na japin. Këto çanta janë komode e gjithashtu na japin dhe një pamje të thjeshtë e mund ti përdorim dhe në përditshmërinë tonë. Variantet e këtyre çantave janë nga më të ndryshmet nga lëkura ose kamoshi, e deri tek ato të pasuruar me detaje, ju mbetet në dorë vetëm zgjedhja e modelit që ju përshtatet

Çantat unike

Çantat me forma unike, asimetrike dhe të çuditshme do të jenë më modernet dhe me stil që do të shihni këtë pranverë. Këto çanta shpesh I gjejmë dhe në versionin e lidhjes në bel duke ju dhënë një pamje rock dhe street style. Ngjyra lavender dhe violë është ngjyra e vitit 2018 dhe çdo aksesor që vjen në këtë nuancë thjesht do të jetë në modë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.