Trendet e rrobave të banjës për verën 2018

Trendet e rrobave të banjës për verën 2018

 

Trendet e rrobave të banjës për verën 2018

Këtë verë tendencat e rrobave të banjës ofrojnë larmi zgjedhjesh dhe komibimesh mes klasikes, modernes dhe stilit retro. Trendet e këtij sezoni sjellin risi në modele, ngjyra dhe dizajne. Zbuloni tendencat dhe zgjidhni rrobat e banjës që ju përshtaten.

  1. Zgjidhni belin e lartë
    Rrobat e banjës me bel të lartë janë një nga trendet më të ndjekura të këtij sezoni. Ato ju bëjnë të dukeni elegante dhe të parezistueshme në plazh. Ky trend i rrobave të banjës ju tregon belin më të hollë dhe iu nxjerrin në pah linjat tuaja.

Image result for high waisted swimsuit

 

  1. Me rrip në mes
    Rrobat e banjës në modelin e truporeve është një trend i preferuar nga shume femra vitet e fundit. Vihet re një tendencë në rritje e këtyre rroba banjove por këtë vit ato vijnë me një ndryshim. A e kishit menduar ndonjëherë se rripi rreth belit do të bëhej një detaj I preferuar dhe tek rrobat e banjës? Ky është trendi më i fundit i  rrobave të banjës i cili do t’ju bëj të dukeni e parezistueshme nën rrezet e diellit.

One Piece Ruffles Self Tie Swimwear

 

3.Me fiongo dhe fruda
Rrobat e banjës me fjongo dhe fruda do t’ju japin një pamje më lozonjare. Dizajni minimalist me shpatullat jashtë e shoqëruar me fjongo dhe fruda do të jetë gjithashtu trendi i verës 2018.  Stili i këtyre rroba banjave do jetë i preferuari dhe për këtë verë.

Image result for swimsuit of 2018 trends kitten

 

4.Të frymëzuara nga vitet ’90
Vishni një monokini me printe të guximshme e të sofistikuara. Do të bini shumë në sy sepse do dukeni fiks sikur keni dalë nga një film i viteve ’90. Trendi vintage I rrobave të banjës duket se këtë verë rikthehet fuqishëm. Me këto rroba banje do të dukeni shumë  elegante dhe stil.
Image result for swimsuit of 2018 trends

 

5. Të punuara me grep
Nëse jeni adhuruese e viteve ’70, rrobat e banjës të punuara me grep janë të duhurat për ju. Mund t’iu tingëllojë e pazakontë ky stil për shkak të materialit, por do iu bëjnë të dukeni bukur dhe unike.

Image result for rroba banjo te punuara me grep

 

  1. Me pika
    Nuk kishin si të mungonin detaji I pikave te rrobat e banjës dhe për këtë vit. Ato mund të kombinohen më së miri me një palë syze retro dhe një kapele kashte. Ky stil i rrobave të banjës do iu japë një pamje fine dhe elegante.

Striped Surplice Cami Jumpsuit

7. Minimalizmi
Ngjyra e zezë dhe e bardhë te rrobat e banjës nuk dalin asnjëherë nga moda. Këto ngjyra mbi trupin tuaj tregojnë që jeni një femër e fortë, plot stil, sharm e vetëbesim. Këtë vit bikini minimaliste në ngjyrën e bardhë dhe të zezë me detaje dhe modele të thjeshta do iu japin një pamje ndryshe.

Bow Front Cut Out One Piece

 

8.Rroba banje të stilit sportiv

Rrobat e banjës të stilit sportiv janë gjithashu trendi I kësaj vere. Ky trend i jep pamjes suaj një stil sportiv dhe do dukeni në modë. Këto rroba banje janë tepër komode dhe praktike.

Cross Back Color Block Sporty Bikini

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.