Modelet e fundit të atleteve të cilat do te mbizotërojnë për 2018

Modelet e fundit të atleteve të cilat do te mbizotërojnë për 2018

Modelet e fundit të atleteve të cilat do te mbizotërojnë për 2018

Atletet janë zgjedhja ideale kur bëhet fjalë për një pamje sportive dhe kombinim me veshjet e përditshme, dhe më e bukura është se ka mijëra opsione në dispozicion.Përderisa ekzistojnë shumë brende, stile dhe ngjyra tërheqëse të atleteve, për njerëzit e interesuar të jenë në të njëjtin hap me modën, realiteti është se mund të jetë e vështirë ndjekja e trendeve vazhdimisht.

  1. Atletet e bardha

Një nga tendencat që do vazhdojë dhe për verën e 2018 janë atletet e bardha. Ato kombinohen me çdo lloj veshje dhe stili. Këto atlete për 2018 do të vijnë me ngjyrën e bardhë dhe ngjyrat pastel. Ky trend I atleteve , për këtë vit karakterizohet me dizajne të thjeshta  dhe minimumi i detajeve. Ky stil atletesh përveçse është lehtësisht I kombinueshëm dhe praktik do iu bëjë të dukeni moderndhe stil.

  1. Atletet me platformë

Këto  janë këpucët e Spice Girls, por version i vitit 2018 është shumë mëi hijshëm se parardhësit I tij I zymtë I viteve 90’. Duket sikur e gjithë industria e modës është ndikuar nga stili dhe trendi I viteve 90’. Këtë e gjejmë dhe te modelet e reja të atletëve. Sigurohuni që të kërkoni silueta të pastra dhe minimale këtyre atleteve. Dizajni në formën e platformës I jep atletes një stil pak më ekstravagant prandaj dhe detajet minimaliste  Ky trend I atleteve ishte kryefjala e vitit 2017 dhe do vazhdojë akoma për 2018.

  1. Atletet me fjongo të madhe

Në këtë rast madhësia e fjongos nuk  ka vërtet rëndësi. Ky detaj do i japë atletëve një pamje moderne dhe stil.Këto atlete do t’i shihni kudo këtë sezon. Ato mund të kombinohen me çdo veshje verore  dhe gjithashtu janë mjaft praktike.  Këto atlete  janë një nga tendencat më popullore për vitin 2018.

  1. Atletet e vrapit

Këto atlete që dikur konsideroheshin si të zymta dhe të shumtuara tani janë duke u shfaqur në pasarelat e Channel, Balenciale dhe Dior. Tradicionalisht atletet e vrapit janë kombinuar me veshje sportive dhe përdoren në palestër ose gjatë stërvitjes. Sot ato mund të kombinohen dhe menjë veshje casual apo dhe pak më klasike . Në industrinë e modës gjithnjë e më tepër vihet re një mix i stileve midis asaj klasike sportive dhe moderne. Në këtë kontekst dhe atletet e vrapit ofrojnë  mundësi të shumta kombinimi. Atletet e vrapit po bëhen një nga tendencat më të preferuara.

  1. Atletet me ngjyra

Këtu nuk po flasim për një apo dy ngjyra por për një grup ngjyrash të ndryshme që ndërthuren me njëra-tjetrën. Ateletet me shumë ngjyra do iu japin një look sa më veror dhe modern. Ato do të ishin zgjedhja ideale për tu kombinuar me një fustan veror apo me një veshje ekstravagante.

  1. Atletet klasike

Adidas dhe Nike janë një investim I mirë për garderobëN tuaj. Ato dallohen për stilin e tyre të thjeshtë, praktik dhe komod. Atlete klasike të bardha apo të zeza nuk duhet t’i ndani kurrë nga garderoba juaj. Ato I përshtaten çdo lloj stili dhe mbeten gjithmonë tendencë.

  1. Atletet me logo

Atëlete me logo do të jenë një nga tendencat më IN  të kësaj vere.  Logot shumëngjyrshe apo bardh e zi, janë një detaj që do të bien në sy. Ky trend I atleteve po bëhet një nga tendencat mëpopullore të sezonit veror 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.