10 parfumet më të mira të verës, nëse ende nuk e keni zgjedhur tuajin

10 parfumet më të mira të verës, nëse ende nuk e keni zgjedhur tuajin

Ke nevojë për një aromë që të të dërgojë nga zyra ku ndodhesh para kompjuterit, në një vend me det dhe rërë? Këto 12 parfume do ta bëjnë pikërisht këtë. Ja cilët janë vlerësuar si parfumet më të mirë për verën e këtj viti:

1.Daisy Love

Parfumi më i ri nga Marc Jacobs ka aromën e të margaritarëve dhe drurëve për një aromë, që do t’ju kujtojë të kaloni nëpër një fushë me margaritar në një ditë vere.

2.Chloe Nomade

Me freskinë e tij, ky parfum do t’ju bëjë që të eksploroni një pyll në një mëngjes të lagësht.

3.Giorgio Armani Sì Passione

Për adhuruesit e verës, Giorgio Armani ka balancën perfekte të aromës së  luleve dhe frutave. Perfekte për t’u vendosur mbrëmjeve të verës.

4.Aerin Beauty Lilac Path

Ky parfum ka ndjesinë e jaseminës dhe luleve të portokallit.

5.Byredo Velvet Haze

Me një aromë të ëmbël është perfekt për në verë.

6.Ralph Lauren Romance Rosé

Nëse nuk vendosni dot në doni diçka me aromë lulesh apo frutash, ky parfum i ka të dyja.

7.Commodity Velvet

Me aromën e petaleve të trëndafilave, erëzave të drurit dhe bajameve, ky parfum është perfekt për ty dhe partnerin tënd.

8.BVLGARI Omnia Pink Sapphire

Ky parfum është i duhur për ato që janë të dashuruara pas aromave të ëmbla dhe ngjyrës rozë.

 

9.Viktor & Rolf Flowerbomb

Me përbërjen e luleve të portokallit, ky parfum do t’ju dërgojë në një kopsht me lule.

10.Tory Burch Just Like Heaven

Kur ta hidhni këtë parfum do t’ju dërgojë në një vend si në ëndrra, falë aromës së zymbylit dhe mandarinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.