Historiku

Citypark është qyteti i krijuar para 7 vitesh, më datë 26 shtator 2009, me një sipërfaqe prej 237.600 metrash katrorë. Citypark nuk është një qendër tregëtare e zakonshme, po është një qytet i tërë i krijuar për kënaqësi dhe argëtim. Destinacioni lider për shopping dhe për të kaluar kohën e lirë, inovativ dhe dinamik. Citypark është qyteti magjik, i krijuar për t’i gëzuar të gjithë. Argetimi dhe blerjet në 70 dyqanet e markave më të njohura në botë që i japin çdokujt kënaqësinë e të jetuarit, duke mos lënë pa përmendur: Trussardi Jeans, Big Roger’s, Guess, Cacharel, Pierre Cardin, Sarar, adidas & Reebok, Us Polo, Benetton e shumë marka të tjera prestigjoze të cilat shquhen për cilësinë maksimale të produkteve që përmbajnë.