Globe

Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2000, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, Globe u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend.

Vlerat tona
· Cilësi e lartë e produkteve
· Staf i kualifikuar
· Përgjegjësi profesionale
· Efikasitet ne shërbimet tona
Prej dhjetë vjetësh ne jemi novatorë, duke iu ofruar teknologji të re dhe shërbime që përmirësojnë jetën tuaj të përditshme. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në krye, në saj të strategjisë dinamike të biznesit tonë dhe të punës së shkëlqyer të stafit tonë të kualifikuar në rrjetin e dyqaneve tona në të gjithë Shqipërinë.
Vlerat e kompanisë “Globe” mbështeten dhe promovohen në vazhdimësi , jo vetëm nga mjetet e komunikimit të brendshëm, por edhe nga shembulli personal i drejtuesve dhe i punonjësve qëreflektohet çdo ditë.
Vizioni ynë është: “Cilësia është kursim”

• Ne jemi të gatshëm të bëjmë të lumtur klientët tanë.
• Ne flasim gjuhën e klientëve tanë,ne përmbushim kërkesat e tyre.
• Ne kemi njohuritë, mjetet dhe kualifikimin e duhur për t’u dhënë atyre këshillat e nevojshme dhe të drejta.
• Ne ofrojmë çdo ditë më të mirën për të mbështetur strategjinë dinamike të kompanisë tonë.
• Ne trajnohemi dhe bëhemi gjithnjë e më të zotë dhe më efektivë.
• Ne e respektojmë dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin për të vepruar në mënyrë efektive si një ekip i fuqishëm.
• Ne i shfrytëzojmë të gjitha pikat e kontaktit dhe rrugët e shpërndarjes.
• Ne jemi përgjegjës për rezultatet e kompanisë.
• Kompania i njeh dhe i shpërblen më të mirët.
• Konkurrentët tanë nuk mund të na arrijnë.
• Ne jemi krenarë që punojmë me ju.
• Ne do vazhdojmë të jemi pranë jush, sepse lidhja jonë me ju është një lidhje për gjithë jetën.