Argjendari PIRRO

  • Gjithcka nisi nepermjet nje projekti me vlere ne vitet ’86-87, per te realizuar stemen e Kongresit te 9-te te asaj kohe. Endrra dhe pasioni pas studimeve ne filialin e inxhinierise mekanike nisen te materializoheshin me kete punim te vecante, per te cilin u krijua nje makineri e personalizuar pantograf per punime ne miniature. Stema e Kongresit shenoi suksesin e pare te PIRRO-s, duke u evidentuar puna e tij detajiste dhe kreative, dhe jo vetem!
  • Vleresimi me mirenjohje nga institucionet e pushtetit, krijoi vazhdimesine me tej ne organizimin e ekspozites se pare te arit ne Shqiperi ku moren pjese personalitete dhe figura te njohura. Ekspozita e pare u pasua me disa eksperienca pune dhe porosi te vecanta indidviduale. PIRRO hodhi themelet e asaj cka sot eshte industri e artistikes dhe dizajnit!
  • Investimi ne vitet ’94-95, per te ndertuar projektin e tij te madh dhe vizionar, nisi te merrte jete nepermjet nje kredie gjermane per blerjen e setit teknologjik te laboratorit te pare te arit ne vendin tone, qe shenon dhe hapjen e aktivitetit. Vazhdojme te mbeshtetemi cdo vit te punes sone, ne frymen e teknologjise me moderne dhe standardit me te mire per produktet tona unike.
    Fillimet e punimeve te para ne bizhuteri per individe ishin kryesisht ne argjend dhe ar, nderkohe qe vula e cilesise ne vitet ’96-97 qendron ne medaljet per presidencen; punime artistike te cilat emertuan nje tjeter epoke te krijimtarise dhe modernizimit te imazhit te institucioneve shteterore.
  • PIRRO vazhdoi te ishte avangarde dhe i perkushtuar ne modelimin sa me cilesor estetik te produkteve, ndaj dhe ne mbajme cilesine per vite me rradhe te kurores se cmuar te Miss Shqiperia, qysh prej vitit 1998. Nje formule suksesi e cila krijoi aureolen e prestigjit ne dizajn dhe guret e cmuar. Absolutisht qe evolimi i PIRRO-s solli jo vetem nje numer me te madh punonjesish te punimeve artistike, por shnderrimin ne nje shkolle te vertete arti per kedo qe sot krijon, punon dhe perkushtohet per firmen tone. PIRRO lindi per shkak te nje endrre, nderkohe qe u rrit me shume pune, me shume passion dhe me nje projekt qe trashegohet ne breza si nje hapesire magjike per te prodhuar art dhe estetike.
  • Teknologjia dhe risite qe vijne prej saj ne punen tone, perbejne nje nga elementet me te rendesishem ne ate cka ne vleresojme ne vazhdimesi dhe qendrueshmeri te cilesise se pare. Kjo ndikoi ne nje rritje te konsiderueshme te kerkesave per produktet PIRRO si brenda ashtu edhe jashte vendit. Investimi yne qendron ne permiresimin e kualitetit dhe ne ofrimin e nje modeli te suksesshem dhe te qendrueshem se si PIRRO mund te rezistoje ne jetegjatesine e dizajnit dhe tendencave.