RIKIRO

Për vetë natyrën e biznesit të saj ka marrë pjesë dhe ka organizuarvetë ose në bashkëpunim aktivitetetë shumëllojshme me pjesmarrjen e gjerë të fëmijëve. Më poshtë do të gjeni disa prej aktiviteteve të organizuara prej nesh:

Konkursi i pikturës më të mirë organizuar me disa nga kopshtet e Tiranës

Poezia më e mirë në panairin e librit në Tiranë

Konkursi i përmuajshëm në bashkëpunim me
revistën “PELLUMBAT”

Shorteu i 1 Shtatorin në bashkëpunim me
kompaninë “BIC”Shoqëria “KID’S LAND”sh.p.k është krijuar në vitin 14.05.2001,me vendimin e Gjykatës Shkallës Parë 25809.

Objekt i aktivitetit të saj është importi dhe shitja e lodrave për fëmijë & artikujve për bebe.

Si fillim u hap dyqani i parë në Tiranë nën emrin “Borëbardha”. Deri ne vitin 2005 shoqëria kishte 7 dyqane në qytete të ndryshme të Shqipërisë(2 dyqane në Tirane, dhe nga 1 dyqan në Durrës, Elbasan, Lushnje, Fier,ëPogradec, Korcë).

Në vitin 2005 ne vendosëm të ndryshojmëstrategjinë e shoqërisë. Kështu që perveç dyqanit në Tiranë, të gjitha dyqanet tona në rrethe u mbyllën në fund të vitit 2005.

Në 15 Tetor 2006 ne hapëm supermarketin e parë në Tiranë dhe Shqipëri me lodra për fëmijë & artikuj për bebe nën emrin “RI KI RO”. Emri i supermarketit është regjistruar në Drejtorinë e Patentave dhe Markave në dt.21.09.2006 me nr.prot. 264/3.

Në një pozicion të mirë të qytetit me më shumë se 1300 m2 supermarket dhe me parking privat per rreth 100 makina rezultoi i suksesshëm që në ditën e parë.

Në kuadrin e synimit të kompanisë për zgjerim të aktivitetit në vitin 2008 është hapur në Elbasan supermarketi i dytë me sipërfaqe rreth 1000 m2 dhe parking të bollshëm në zonë publike.