LTB Jeans

  • LTB Jeans
  • LittleBig është një markë e xhinseve e themeluar në vitin 1994 me seli në Stamboll të Turqisë.
  • Ky brend është në pronësi të kompanisë “ÇAK GROUP” e themeluar në vitin 1948 si një prodhues i xhinseve. LTB mesatarisht prodhon 17 milionë copë të rrobave në vit.
  • LTB u shërben klientëve të saj nëpërmjet 67 dyqaneve në Turqi, 33 prej tyre në Stamboll.
  • LTB gjithashtu ka 18 dyqane në mbarë botën:Romë,Amsterdam,Budapest,Köln,Berlin,Moska,St.Petersburg,Kazan,Bukuresht,Zagreb,Nju Jork,Dubai,Jeddah,Riyadh,Johanesburg,Prishtinë,
  • Në Evropë, selia gjendet në Hollandë e cila ofron veshje në shumë vende evropiane , përfshirë këtu shtetet si: Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar , Rusia, Rumania , Gjermania, Franca, Austria, Belgjika, Polonia , Hungaria,Republika Çeke dhe Kroacia.
  • Në SHBA, zyra kryesore është e vendosur në New york.
  • Produktet e LTB-së mund të gjenden në 62 vende në mbarë botën.
  • LTB është një prej 15 brendeve me të drejtë akreditimi Turquality ,qëllimi i së cilës është t’a forcojë imazhin e cilësisë dhe për të rritur njohjen dhe ndërgjegjësimin e brendeve turke.
  • Në SHBA përveç në New York, dyqanet e LTB-së vizitohen nga Yje të Hollywod-it në Los Angeles dhe në New Jersey të cilat gjenden në qendrat tregtare më të mëdha të vendit.
  • LTB në Via del Corso në Romë është vizituar nga njerëz të famshëm duke përfshirë Ornella Muti, Anna Falchi, Tony Renis, Pamela Camassa, Giada de Blank, Alex Rigetti dhe Francesca Mari.