Kolonat
Produktet e standardizuara që i serviren konsumatorit janë një kombinim i përbërë nga hamburgera, panine, pica të plota, sallata, makarona, toast, clubsandwich, produkte të pulës si chicken wings dhe chicken nuggets, pite, sufllaqe, patate dhe pije.
Kompania është e përgjegjshme për garancinë e cilësisë së produkteve që ofron, të cilat janë brenda standardeve të Komunitetit Europian për ushqimin.
Parimet tona bazë në shërbimin ndaj klientit janë: Cilësia e lëndëve të para – Freskia e ushqimeve – Higjiena dhe pastërtia e lartë – Mikpritja dhe simpatia e personelit – Kënaqësia për të ngrënë në një vend argëtues.