Orari:

Cdo dite, nga 09:00 deri 21:00

Kontakt:

+355 6960 53125

Website:

Mici’s Shoes

Kompania Donianna është prodhuesi më i madh dhe më i suksesshëm i këpucëve të lekurës në Shqipëri.
Filloi në vitin 1992 si një biznes i vogël familjar, tashmë është transformuar në një grup kompanish përbërë nga: Donianna Sh.P.K., Rozimpex Sh.P.K. dhe ASC 2 Sh.P.K. (Albanian Shoes Coorporation).
Kompania Donianna prodhon dhe tregëton në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare markat e saj Donianna, Mici’s, Donianna Green dhe PIN Shoes. Gjithashtu, Donianna është prezente në tregun ndërkombëtar duke prodhuar këpucë për shumë marka të njohura.
Kompania Donianna dizenjon dhe prodhon koleksione të modës së fundit me rreth 800 stile të reja çdo sezon që i ekspozon në panairet më të njohura ndërkombëtarë të shitjes me shumicë dhe pakicë.
Donianna i ofron klientëve të saj produkte të cilësisë më të lartë me çmime konkuruese dhe me shërbim të shpejtë.
Punonjësit tanë me aftësi dhe profesionalizëm të lartë krijojnë këpucë për burra, gra dhe fëmijë, duke përfshirë këpucë me qepje me dorë.
Kompania Donianna prodhon me cikël të plotë, që përfshin projektim, modelim, blerje të lëndës së parë, prodhim, eksport dhe shitje me pakicë.