Orari:

Cdo dite, nga 09:00 deri 21:00

Kontakt:

Website:

Oliver Weber

Në zemër të Austrisë, mes madhështisë së Alpeve dhe akullnajave, në botën e mrekullueshme të kristalit, lindi marka Oliver Weber: bizhuteritë e paçmuara që burojnë nga ujëvara magjepsëse e kristalit të Swarovskit firmosur “Made with Swarovski Elements”.
Gjithë një botë ngjyrash marramendëse, mes shkëlqimit verbues të kristalit dhe atmosferës përrallore si nëpër ëndërrime. Në koleksionin Oliver Weber, bizhuteria më moderne krijuar ndonjëherë, bashkëjeton me pastërtinë dhe origjinalitetin e produktit klasik, pëfytyruar në krijime brilante për të gjitha ato gra e vajza që kërkojne të personalizojnë stilin vetjak të çdo dite, me pjekuri dhe elegancë të pashoqe.

Oliver Weber ka kënaqësinë të të ftojë edhe ty në prezantimin e koleksionit me të ri të bizhuterisë firmosur “Made with Swarovski Elements”: Hyr edhe ti në botën përrallore të kristalit magjik dhe jeto emocionet e një princeshe të vërtetë!