KOLEKSIONI VJESHTË-DIMËR 2018-2019 NË CITYPARK

KOLEKSIONI VJESHTË-DIMËR 2018-2019 NË CITYPARK

KOLEKSIONI VJESHTË-DIMËR 2018-2019 NË CITYPARK

Ndërrimi I sezoneve na jep hapësirë për të eksperimentuar me veshjen duke luajtur me ngjyrat , duket kombinuar stilet e ndryshme si dhe duke zbuluar trendet më të fundit . Si cdo vit këto koleksione vazhdojnë të na impresionojnë me guximin dhe rikthimin e modës së vjetër në një formë unike, mjaft joshëse dhe identifikuese .Disa prej tendencave më kyçe të sezonit të ri kanë pushtuar menjëherë vitrinat e dyqaneve luksoze të Citypark. Që nga veshjet me print gjarpëri e deri tek kristalet, njihuni më poshtë me trendet më të fundit të këtij sezoni të ri :

1- Printet animal

Veshjet dhe aksesorët me printe kafshësh pushtuan paraserelat botërore më me emër. Palltot dhe këpucët me printe gjarpëri padyshim do të jenë dy prej formave më të përhapura, por ka edhe një shumëllojshmëri të printeve si ai i leopardit, pitonit, zebrës, gatopardit apo krokodilit që vijnë, qoftë në tone klasike apo neutrale, por edhe në versione të mrekullueshme me ngjyra.

2- 70’ Hijet e kafes

Ka një kthim pas në modën e viteve ’70 në pasarelat e vjeshtë/dimër 2018, por mënyra se si do të ndikojë kjo në stilin tuaj personal është përmes ngjyrës kafe. Nga veshjet dhe aksesorët monograme nuk abuzojmë nëse themi se kafja është përfundimisht ‘e zeza e re’.

3- Pulovrat

Kundër të ftohtit, pulovrat për dimër janë komode , të buta dhe super të rehatshme. Ndjekësit e modës çmenden për të marrë një ide mbi simpatinë e pulovrave prej leshi. Disa nga modelet më të bukura vijnë nga sfilatat e fundit të modës, revolucioni ne forma dhe përmasa me lesh të punuar me dorë do të jenë padyshim trendi më I përhapur për këtë sezon .

Image result for fashion trends 2018\

4- Xhins

Xhinset vazhdojnë të jenë një veshje e domosdoshme për të përditshmet tona . Nëse më parë ishin minatorët, punëtorët dhe cowboys të cilët i vishnin ato, sot padyshim që xhinset vijnë në mënyrë shumë më krijuese, më moderne dhe me modele të shumta . Zgjedhja është e juaja.

Related image

5- Fustanet e shkurtra

Modelet që do të shihen gjithandej këtë sezon janë të njëjtë me ato të party në vitin 1989, që do të thotë me materiale sateni, të mëndafshta, kadife, me kristale dhe zbukurime e detaje të përdorura me bollëk, por në fustane shumë të shkurtra. Të kombinuara me bizhuteri, këpucë, çanta, aksesorë, flokët, apo doreza dhe syze, këto veshje do të jetë me siguri ato që do të dominojnë sezonin e festimeve të fundvitit.

6- Palltot

Veshje oversize dhe linja të pastra: këto janë parakushtet esenciale për veshjet e modës. Pavarësisht nëse është janë pardesy pariziene ose mantel i gjithanshëm, fjalëkalimi është rehatia. Edhe xhaketa është rishikuar si një çelës i relaksuar, me vëllime më të mëdha dhe më të buta, ashtu si peliçja. Ngjyra luan një rol të madh dhe varion nga nuanca intensive deri në ato neutrale si kamel, gri dhe e zezë.

7- Çizmet “me rrudha”

Ka çizme ‘cowboy’, çizme deri te gjuri apo me print gjarpri të gjitha këto gati për sezonin e vjeshtës, por megjithatë nëse ka një palë që do të qarkullojnë më së shumti janë çizmet me rrudha. Një rikthim ky në vitet ’70 ose në stilin e Sienna Miller të 2004-ës.

8- Kristale në gjithçka

Duke parë tendencat magjike të kësaj vere, do të shohim se dizajnerët më ‘cool’ janë tashmë të përfshirë në trendin e kristaleve. Që nga atletet me bizhuteri gjigante të varura të Gucci-t, te aksesorët (karficat dhe kapëset) e flokut tejet popullore, shohim se ka elementë e gura kristali që i përshtatet çdo shijeje të mundshme.

9- Shkëlqimi i kuadratave të kuqe dhe printeve skoceze

Nga bluzat prej tartani në funde dhe copën tipike skoceze janë përfundimisht një ndër trendet të cilat konkurojnë njëkohësisht me lëkurat e kafshëve .

10- Bluja pastel

Nëse ngjyra kafe ju duket më IN në këtë sezon, disajnerët nuk mendojnë kështu. Ata kanë përshtatur ngjyrën blu verore në ton të ngrohtë-pastel, për ta bërë të përshtatshme dhe moderne edhe në muajt e dimrit. Bluja pastel gjen përdorim në kostume me pantallona, palltot e rënda apo në pulovrat e thurura.

11- Çanta të stilit “Carrie Bradshaw”

Çanta të vogla dore me logo e zinxhirë do të jetë trendi që do të shohim më shpesh  , por këto janë vetëm një pjesë e tyre, cantat të cilat janë në forme kutie dhe të vogla në permasa apo cantat në formën e kovës të cilat pa dyshim do të jenë nje shpenzim I vlefshëm dhe padyshim funksional .

Leave a Reply

Your email address will not be published.