Veshjet janë aksesori më i rëndësishëm i pothuajse të gjithë njerëzve.
Këtë vit do të jenë në trend veshjet e viteve të kaluara, por që shumë lehtë do të përshtaten me stilin e çdokujt, shkruan Gazeta Sinjali.
Më poshtë mund të shihni tendencat e modës për sezonin pranverë – verë, ja cilat veshje do të ju bëjnë të jeni një hap me modën.
Java e modës në Paris nuk ka përfunduar ende, por gjithsesi kemi tendencat e para të vjeshtë- dimrit 2020-2021
Le të nisim me atë çka nuk do të jetë më në modë në dimrin e ardhshëm: Nuk do të shohim printet e kafshëve, logot, të cilat do t’ua lënë vendin printeve me nuance të gjalla dhe me një prekje retro.
Ajo çka mund të themi, ndër të tjera është se për herë të parë, Milano dhe Parisi “bien dakord” për tendencat e reja të cilat i kemi përmbledhur në listën e mëposhtme.
Lëkura
Saint Laurent dhe Off- White kanë konfirmuar, një veshje e gjitha në lëkurë do të jetë e duhura për dimrin e ardhshëm. Xhaketat “oversize”, fustanet e ngushta e të shkurtra, por edhe pantallonat nga lëkura klasike tek ajo lateks apo vinyl. Ngjyrat? E zeza mbretëron!
Ngjyrat-trend
Një veshje e gjitha në një ngjyrë ka kohë që propozohet si një trend i padiskutueshëm dhe mund të themi se ka qenë një tendencë protagonist edhe në javët e modës. Ashtu sikurse në Milan paletat neutrale, ngjyrat e tokës, e kuqja dhe jeshilja u prezantuan si trend, Parisi shton gjithashtu vjollcën e cila është përdorur më së shumti në xhaketa, pulovra e pantallona të ngushta.
Printi Tartan
Tartani mbetet një ndër printet më të dashura pavarësisht trendeve që ikin e vijnë sipas javëve të modës.
Leave a reply